Udhëtime turisrike me Kosta Krociera në Europe, Mesdhe, Azi e Amerike

 

Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit

 

Autoriteti Portual Durres

 

KOMPANIA TIRRENIA

 

Oraret e trenave ne Shqiperi

 

Oraret e trenave ne Itali

 

 

 

 

Informacionete per gjithshme per udhetimet me
Costa Crociere


P R O N T O      P R I C E

Eshte çmimi me i leverdisshem qe perfitoni, nese prenotoni udhetimin tuaj me Costa Crociere, me nje diference kohe te madhe nga data e nisjes.
Nese aplikoni Pronto Price, perfitoni:

? 25% ulje mbi:
- trajtimet e bukurise gjate qendrimeve ne port;

? 20% ulje mbi:
- paketen e vererave;
- konsumit te minibarit ne kabine;
- ‘mengjesit special’ me pagese (te disponueshem ne disa anije);
- sherbimit te lavanderise.

Keni prioritet mbi:

- zgjedhjen e vendeve dhe te orareve te preferuara ne restorante;
- zgjedhjen e ekskursioneve nepermjet faqes se internetit
- www.mycosta.it

ANIJA

Anija ka ne kompleks nje sere strukturash:

a) Kuvertat e medha, pishina, solare me shtreter;
b) Teater, sallone, diskoteke, biblioteke;
c) Pajisje te te gjitha sherbimeve ne dispozicionin tuaj pergjate     te gjithe udhetimit.

 

KABINA JUAJ

Kabinat jane te gjitha te rehatshme ne menyre te barabarte. Ndryshimet ne çmime jane si pasoje e ndryshimeve te pozicionit (nivelit te katit, e brendshme ose e jashtme) dhe ne varesi te llojit te struktures (p.sh.: me ballkon ose suite luksi).

 

NE SHERBIMIN TUAJ

1. Dorezim dhe terheqje e bagazhit ne kabine;
2. Kamarier i dedikuar kabines;
3. Tavoline e caktuar ne restorant per darken, me kamarier dhe      ndihmes te veçante;
4. Zyre Informacioni / Sherbim Klientele 24 ore;
5. Zyre Ekskursionesh ne dispozicion per informacione mbi     vizitat ne toke;
6. Lajmet ditore me lajmet kryesore nga bota.

SPORT, FITNES & MIREQENIE

1. Palester e pajisur, me instruktor ne dispozicion dhe kurse
    kolektive fitnesi;
2 . Piste e hapur per vrap;
3 . Fushe shume-sportesh dhe tavolina ping-pongu (ne disa     anije);
4 .Pishina, sauna, vaska hidromasazhi (peshqire plazhi ne     dispozicion);

ARGETIME, MUZIKE & SPEKTAKLE

A. DITEN - Lojra te ndryshme te organizuara, kerkime thesari,      turne, karaoke, mesime kercim;
B. NATEN - Muzike live, shfaqje teatrale, festa tematike,      ballo ne sallonet e anijes dhe diskoteka;

KUZHINA NE BORD

1. Trajtim pensioni te plote, me disa trajtime gjate dites. Ato jane:

- Kafe ne kuverte, per ata qe ngrihen shume heret ne mengjes;
- Mengjesi;
- Dreka;
- Çaji i pasdites ose zemra;
- Piza dhe snack;
- Darka;
- Surpriza gastronomike ne mesnate.

Menu te lehte dhe vegjetariane sipas kerkeses.

2. Mengjesi serviret edhe ne dhome, nese kerkohet;

3. Rezerva uji, akulli, kafe amerikane, çaj dhe akullore ne Bufe.

4. Kokteil mireseardhje nga Komandanti dhe mbremje Gala me menu speciale; menu feste ne raste si Krishlindje, Viti i Ri, Pashke.

FEMIJE DHE TE RINJ

* Lojra per femije nga 3 - 17 vjeç, me asistence personeli te kualifikuar per diten dhe gjate mbremjes;

* Zona te dedikuara “Squok Club” dhe pishine per femije (ne disa anije);

* Menu per femije ne restorant.

 

EXTRA

Sherbimet extra qe duhet t’i paguani ne bord te anijes, jashte pageses qe beni ne fillim, jane:

a) - pijet, konsumi ne lokale, telefoni, sherbimet personale (parukiere, trajtime bukurie, lavanderia), fotografi, blerjet ne dyqanet e anijes dhe ne farmaci, sherbimi mjekesor.
b) - Restorantet e llojit “Club” me menu “shef”.
c) - Ekskursionet qe do te organizohen ne toke.
d) - Lojrat ne kompjuter, lojrat ne kazino, interneti.

 

KUOTAT/TAKSAT E SHERBIMIT

Per te gjitha sherbimet hoteliere, ne fund te udhetimit tuaj me Costa Crociere, automatikisht do t’ju debitohet ne karten tuaj Carta Costa:

- per udhetimet 8 ose me pak dite, 6 E /dite per te rritur;
- per udhetimet me shume se 8 dite, 4,50 E /dite per te rritur;
- per te gjitha udhetimet, udhetaret nen 14 vjeç nuk paguajne;
- per te gjitha udhetimet, udhetaret 14 - 17 vjeç paguajne 50% te shifrave te siperpermendura.
- nje kuote sherbimi prej 15% te çmimit, aplikohet per te gjitha konsumet e veres dhe te pijeve.

PAGESAT NE BORD

Pagesat ne bord behen me karten Carta Costa personale. Kete karte e merrni ne momentin e imbarkimit ne anije. Gjate udhetimit duhet ta perdorni per pagesat e sherbimeve extra qe do te kerkoni (sipas listes se sipershenuar, perveç tavolinave te kazinose) dhe ne dyqanet ne bord te anijes.
Perdorimi i kartes ju mundeson te kaloni ditet e pushimit pa mbajtur para cash me vete.
Kjo debi ju vihet ne ngarkim te numrit te kabines tuaj dhe ju e likujdoni ate ne fund te udhetimit me Crociera, me para ne dore ose me karte krediti.