|
Historiku

Ne fillimet e hereshme te saj agjensia detare shteterore,
qe njihej me emrin A DETARE, ishte e vetmja agjensi detare
ne Shqiperi. Me qender ne Durres ajo mbulonte te gjitha portet
e Shqiperise, duke perballuar nje volum shume te madh pune
Ne vitin 1984 si rrjedhimi nje marreveshje ndershteterore
u hap linja e pare e trageteve Trieste-Durres-Trieste e kompanise
Adriatica Venezia dhe ADETARE u caktua agjensi e kesaj kompani.
Pas vitit 1990 si rrjedhim I hapjes se vendit tone u shtuan
linjat e trageteve me destinacione te tjera si Bari, Ankona,
Koper. Vellimi I punes se kesaj agjensie u rrit ne menyre
eksponenciale, sepse punes normale me anijet konvencionale
iu shtuan edhe puna me linjat e trageteve. Adetare vazhdoi
deri ne vitin 1996 kur kjo agjensi ndryshoi emrin ne agjensia
detare TAULANTIA. Po ne kete periudhe e nenshkrua edhe kontrata
e bashkepunimit ndermjet kompanise se trageteve Adriatica
di Navigazione Venezia dhe agjensise Taulantia, ku emerohej
Taulantia si agjent I pergjithshem per Shqiperine e kompanise
Adriatica Ne vitin 1999 edhe kjo agjensi I nenshtrohet procesit
te shendrrimit nga ndermarje shteterore ne shoqeri aksionere
sh.a. Sic eshte edhe sot, kur megjithese perpunon vetem nje
linje trageti ate Durres-Bari-Durres perballon nje fluks prej
400.000 pasagjeresh ne vit. Ne vitin 2003 kompania Adriatica
u asimilua nga kompania TIRRENIA di Navigazione Napoli dhe
Taulantia u emerua agjent I pergjithshem per Shqiperine I
kompanise Tirrenia.
|